Nga Adriatik Doçi/ Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë një plan gjysmë të fshehtë për reprezalje në të gjitha degët e administratës publike nëse merr pushtetin në 25 prill. Në planin e saj qeverisës, LSI paralajmëron një reformës radikale në administratë, për të zëvendësuar punonjësit publikë me militantët e saj, në bazë të ndarjes së pushtetit, gjithnjë nëse fitojnë zgjedhjet. Synimi i LSI përputhet me planin e Bashës për reprezalje në administratë, plan të cilin e shpalos pjesërisht në librin e tij ‘Misioni im’, me justifikimin e një reforme të domosdoshme. Basha avancon më tej, duke piketuar entet dhe drejtoritë e para që do të shkrijë.
“Qartësisht, Shqipëria ka sot një administratë inefiçente, në shumicën e rasteve të korruptuar dhe të paaftë, e cila po kthehet në pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e shërbime ve të ndryshme publike. …Sa e sa ente, agjenci, autoritete të kota dhe të pavlefshme, janë ende në fuqi për t’ua nxirë jetën shqiptarëve duke harxhuar para publike pa bërë asnjë punë apo për të shërbyer si strehë e ngrohtë e parazitizmit dhe abuzimit…. Një shembull flagrant që vazhdon të jetë prej vitesh, është Agjencia e Trajti mit të Kredive, për të mbledhur paratë e kredive të humbura të ish-bankave shtetërore. Kjo detyrë mund t’i kalojë shumë thjeshtë agjencive private që ka zhvilluar sot tregu financiar. Sa e sa ente dhe agjenci të tilla gjen në çdo cep të ministrive apo shtetit shqiptar, mballomë pas mballome, qeveri pas qeverie, direktivë pas direktive, të cilat nuk kanë asnjë vlerë për shërbimet ndaj qytetarëve apo për të zhvilluar ekonominë. Në këtë drejtim ka nevojë urgjente për një ndërhyrje energjike për të eliminuar kostot e kota të buxhetit të shtetit shqiptar. Ka nevojë urgjente që energjitë e qeverisë të orientohen aty ku ka potencial të zhvillimit të ekonomisë dhe jo për të mbajtur në këmbë ndërmarrje parazite pa funksion. Një shtet i fryrë, me vula të shumta, me firma të shumta apo me ndërmarrje shtetërore pa vlerë dhe aspak efikase, nuk bën gjë tjetër veç kthehet në një pengesë mbytëse për zhvillimin ekonomik…. Ky shtet, i cili paguan afërsisht në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rreth mijë paga, jo vetëm harxhon keq paratë e taksapaguesve shqiptarë, por ua komplikon dhe vështirëson atyre jetën… Ne besojmë te shteti i vogël, te procedurat e thjeshta, të cilat janë një premisë për të qenë efikase. Është në traditën e Partisë Demokratike kjo gjë”, shkruan Basha.
Sa i takon raportit me administratën publike, Basha sinjalizon se nuk ka asnjë ndryshim me paraardhësin e tij, Sali Berisha, i cili e ktheu administratën në një zgjatim të Partisë Demokratike, saqë nuk dallohej më nga forumet e partisë. Në vitin 2005, pas rikthimit në pushtet, Sali Berisha ndërmori operacionin më famëkeq të spastrimit në administratën publike, ku brenda disa muajsh shkarkoi në mënyrë arbitrare mbi 40 mijë punonjës, duke i zëvendësuar me militantë të PD. Në vitin 2009, Berisha pranoi largimin e një pjesë militantëve që i kishte punësuar jashtë çdo kriteri në 2005, duke i zëvendësuar me militantët e LSI, si kusht për të mbajtur Metën në qeverisje. Kjo lëvizje i dha një goditje të rënda PD-së në zgjedhjet e 2013, por edhe në zgjedhjet e 2015 dhe 2017.
Dy vjet më vonë, pasi KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor i dhanë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës (meqenëse me numërim të rregullt humbi), Lulzim Basha nisi një fushatë spastrimesh në Bashkinë e Tiranës. Punonjës të trajnuar dhe me përvojë të gjatë në qeverisjen vendore, u shkarkuan në bllok, duke i zëvendësua me militantë të PD dhe LSI. Disa zonja që bënë rezistencë u rrahën nga Florenc Hoxha, në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Historia do të përsëritet, ndoshta në përmasa edhe më të mëdha, nëse PD-LSI vijnë në pushtet.