Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 524,326 vota, e pasuar nga PD-AN me 419,413 vota. LSI deri më tani ka marrë 72,918 vota, kurse PSD 24,510. Nisma Thurje deri më tani ka 6,724 vota. PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3.

Deri më tani PS kryeson në 8 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.
Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 3683 kuti. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.