Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në facebook ka publikuar urimet e disa prej zyrtarëve të Parlamentit Europian drejtuar Shqipërisë.
Anëtarja në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, teksa uron shqiptarët për zgjedhjet e 25 prillit, ajo shprehet se vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë në Europë.
“Suksese për zgjedhjet, për partinë tuaj dhe për Edin, por veçanërisht suksese për të ardhmen e vendit tuaj”, thotë Andreas Schieder, anëtar i PA, përfaqësues i Austrisë.