Sondazhi për Qarkun e Tiranës tregon se 47.35% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama.

Kurse për liderin e opozitës, Lulzim Basha vlerësimi pozitiv është në nivelin 45.6%. Nga ana tjetër ka një vlerësim pozitiv prej 16% për Monika Kryemadhin.

Opinioni pozitiv për liderët:

Edi Rama 47.3%
Lulzim Basha 45.6%
Monika Kryemadhi 16%
Pas sondazhit të kaluar ku pati thuajse një barazim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kryeministri ka krijuar sërish një diferencë të vogël.

Ndërkohë pyetjes se cilin prej dy liderëve shohin si personin më të përshtatshëm për të qenë kryeministri i Shqipërisë, 45.1% shprehen në favor të Edi Ramës kurse 39.6% preferojnë Lulzim Bashën. 11.9% nuk preferojnë asnjërin prej të dyve ndërsa 3.4% thonë se nuk e dinë.

Lideri i përshtatshëm për kryeministër:

Edi Rama 45.1%
Lulzim Basha 39.6%
Në krahasim me sondazhin e kaluar, diferenca mes Ramës dhe Bashës nga 2.8% ka shkuar në 6.5%. Kurse krahasuar me sondazhin e parë për Tiranën, Rama ka një rritje prej 1%, kurse Basha është rritur me 4.5%.

Metodologjia

Sondazhi i tretë në nivel qarku për Tiranën u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1015 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.