Opozita ka akuzuar mazhorancën se është duke përdorur të dhënat personale të qytetarëve për të identifikuar votuesit e saj në zona të ndryshme. Teksa pretendon për shkelje të privatësisë të qytetarëve, “selia blu” nis thuajse çdo ditë te grupet e pavendosura të qytetarëve mesazhe për të identifikuar tendencën e votimit.

Përveç komunikimeve telefonike mes zyratrëve të PD-së dhe qytetarëve të cilat i kemi pasqyruar herë pas here, më poshtë po pasqyrojmë disa mesazhe të nisura së fundmi.

Përveç detajeve të padisë, Lulzim Basha duhet të sqarojë në SPAK edhe vetë se përse i nevojitet ky sistem i ngritur për të identifikuar përmes numrave telefonikë tendencën e votës si dhe ku është siguruar kontakti i qytetarit.