2800 vaksinime antikovid në policinë e burgjeve dhe stafin civil janë kryer deri tani, ndërsa vijon fushata e vaksinimit kombëtar antikovid në vendin tonë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri të ditur sot se vijon me ritëm të lartë vaksinimi anticovid i forcave të sigurisë së Policisë së Burgjeve që shërbejnë në sistemin penitenciar në vend.

“Deri më sot janë vaksinuar me sukses 2300 efektivë të policisë së burgjeve dhe 500 punonjës të stafit civil nëpër IEVP”, u shpreh Gjonaj.

Prej fillimit të vaksinimit antikovid në vend janë kryer në total 653,330 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.