Ndonjëherë është më lehtë të lëvizësh një mal sesa të ndryshosh mendjen e disa njerëzve. Janë këta njerëz që kanë ngulitur besime, ide dhe mendime dhe është e vështirë të merresh me ta, pasi mund të të çmendin me papajtueshmërinë dhe kokëfortësinë e tyre. Pra, le të shohim se cilat shenja të zodiakut nuk ndryshojnë mendje për asgjë dhe kurrë nuk e pranojnë se kanë gabuar.
Demi-Demi nuk do ta pranojë kurrë gabimin dhe do t’i qëndrojë besnik këndvështrimeve të tij deri në fund. Edhe nëse ka prova të forta që provojnë të kundërtën e asaj që pretendojnë, ata nuk do të përulen ose të tërhiqen nga mendimi tyre i parë. Për personat e kësaj shenje është shume e rëndësishme që ata të qëndrojnë të palëvizshëm nga versioni tyre fillestar.
Luani-Kur kanë një mendim, luanët nuk e mbajnë dot për vete, ata e shprehin dhe e mbështesin atë deri në fund. Nuk pranojnë kundërshtime dhe nëse bëjnë dialog do të dëgjojnë bashkëbiseduesin dhe më pas do të përpiqen ta bindin atë për korrektësinë e mendimit tyre.
Akrepi-Pikëpamjet dhe mendimit e një akrepi janë “ligj” dhe kushdo që i shkel, do përballet me pasoja. Ka një arsye prapa çdo fjale që një akrep shqipton. Ata nuk thonë asgjë për të kaluar kohën.
Ujori-Personat që i përkasin kësaj shenje që nga fillimi i një diskutimi i bëjnë të qarta pikëpamjet e tyre dhe nuk do të pranojnë kundërshtime dhe mosmarrëveshje. Kanë ide të shkëlqyeshme për mendimin, idetë dhe besimet e tyre dhe besojnë se asgjë nuk mund t’i lëkundë ata, pasi ata janë të pagabueshëm.