1 – Përdorni gjithmonë krem mbrojtës. Padyshim, një nga këshillat më të rëndësishme për t’i mbajtur duart gjithnjë të reja është përdorimi i kremit kundër diellit, i cili na ndihmon të shmangim njollat e errëta dhe madje edhe kancerin. Dermatologët sugjerojnë që ta aplikoni në duar 30 minuta para se të dilni dhe sidomos gjatë një dite të nxehtë në plazh, ta riaplikoni përsëri gjatë ditës.
2 – Përdorni doreza gjatë punëve të shtëpisë. Përdorimi i dorezave është një mënyrë për t’i mbajtur duart tuaja të sigurta nga dëmtimet që mund të shkaktojnë detergjentë të ndryshëm apo procese pune si kopshtaria etj.
3 – Eksfolioni duart. Në mënyrë që lagështia të depërtojë në lëkurë, është e rëndësishme të hiqni “lëkurën e tepërt” para se të hidratoni duart. Me një sfungjer të butë, mund të masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore.
4 – Hidratoni lëkurën. Gjithmonë mbani me vete një krem hidratues dhe përdoreni rregullisht. Kjo është një nga këshillat më të mira për të siguruar lëkurë bebi.
5 – Kushtojini vëmendje të veçantë kutikulave tuaja. Një mënyrë për të ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e duarve tuaja është duke kuruar kutikulat. Ju mund ta bëni këtë duke përdorur produkte speciale hidratuese, apo edhe vaj ulliri.
6 – Kujdesi për thonjtë, Thonjtë e mirëmbajtur duken gjithnjë mirë. Nëse hani thonjtë, përpiquni ta largoni këtë ves.