Një peticion on-line që kërkon anullimin e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” ka marrë miliona firma nga qytetarët e ndryshëm japonezë, që kur ai është bërë publik në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Ky peticion i është drejtuar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, që pritet të mbërrijë në Japoni pas disa ditësh.

Bach pritet të mbajë pishtarin me Flakën Olimpike më 17 maj në Hiroshima, duke qenë një nga tedoforët. Në këtë periudhë që presidenti i IOC do të mbërrijë në Tokio janë planifikuar edhe disa protesta, që kërkojnë anullimin e Olimpiadës. Sipas peticionit, 70% e qytetarëve japonezë kërkojnë anullimin e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë ose kërkojnë shtyrjen e saj për një periudhë tjetër.