Nënsekretari britanik i Shtetit, njëkohësisht kreu i fushatës së vaksinimit antiCovid-19, Nadhim Zahawi konfirmoi se qeveria po konsideron seriozisht hipotezën e bërjes të detyrueshme të vaksinës për të gjithë stafin e Shërbimit Shëndetësor Britanik (NHS).
“Përfundimisht, është padyshim gjëja e duhur dhe çdo qeveri është përgjegjëse për këtë”, deklaroi ai. ”Ne duhet të flasim për këtë dhe të mendojmë se si të mbrojmë më të prekshmit duke siguruar që ata që kujdesen për veten dhe të vaksinohen”, theksoi Zahawi për ”Sky News”. ”Ekziston një precedent. Kirurgët vaksinohen detyrimisht kundër hepatitit B. Ne jemi duke menduar seriozisht për këtë”, përfundoi ai.