Nga James Gallgher, BBC
Vaksinimi i fëmijëve është tashmë një fakt dhe i pranuar gjerësisht – fruthi, shytat, poliomieliti, difteria, meningjiti kolla e mire….ka një listë të gjatë.
Po a duhet të vaksinohen kundër Covid fëmijët?
SHBA ka imunizuar tashmë rreth 600,000 fëmijë, të moshës midis 12 dhe 15 vjeç. Vendi pret të sigurojë të dhëna të tjera të mjaftueshme të sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës për të vazhduar vaksinimin vitin e ardhshëm.
Mbretëria e Bashkuar nga ana tjetër po vazhdon fushatën e vaksinimit të të rriturve, të cilët presin të marrin dozën e tyre të parë deri në fund të korrikut – por ende nuk ka marrë asnjë vendim për fëmijët.
Ekziston një pyetje shkencore – a do tu shpëtojë jetën vaksinimi i fëmijëve?
Ekziston gjithashtu një dimension moral dhe etik nëse dozat e destinuara për fëmijët do të shpëtonin më shumë jetë nëse do tu jepeshin punonjësve shëndetësorë dhe të rriturve në vendet më të prekura.
Rreziku i infektimit me Covid tek fëmijët është shumë i ulët
Një argument kundër vaksinimit të fëmijëve është se ata përfitojnë relativisht shumë pak nga dozat që marrin.
“Për fat të mirë një nga të mirat e pakta nga kjo pandemisë është se fëmijët preken shumë rrallë nga ky infeksion,” sipas mjekut Adam Finn.
Infeksionet tek fëmijët janë të lehta ose asimptomatike, gjë që është në kontrast të madh me grupmoshat më të vjetra, të cilët kanë përparësi nga fushatat e vaksinimit. Një studim në shtatë vende, botuar në Lancet, theksoi se më pak se dy në 1 milion fëmijë vdiqën për shkak të pandemisë, raporton abcnews.al
Edhe fëmijët që kanë probleme shëndetësore që janë më të rrezikuar nga Covid-19 nuk janë vaksinuar ende në Britani. Vaksinat janë të sigurta, por rreziku dhe përfitimi ende duhet të peshohen me kujdes.
Disa vende mund të përfitojnë nga vaksinimi i fëmijëve
Ekziston një përfitim tjetër i mundshëm nga vaksinimi i fëmijëve – mund të shpëtojë jetën e njerëzve të tjerë. Kjo është një qasje që përdoret tashmë për gripin. Fëmijëve britanikë të moshës nga dy deri në 12 vjeç vaksinohen kundër gripit kryesisht për të mbrojtur gjyshërit e tyre, çdo vit. Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me vaksinat antiCovid të cilat mund të kontribuojnë në imunitetin e tufës, raporton abcnews.al
Vetëm një dozë duket se zvogëlon mundësinë e infektimit me virus. Fëmijët nuk janë personat që përhapin më shumë koronavirusin, por adoleshentët ende mund të kenë një rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid.
Koronavirusi, shkollat dhe fëmijët – cilat janë rreziqet?
“Ka sigurisht prova për transmetimin e virusit në shkollat e mesme, kështu që vaksinimi mund të ketë një ndikim në transmetimin e përgjithshëm,” tha Dr Adam Kucharski, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
Programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i ngadaltë. Më shumë se një e katërta e 16 dhe 17-vjeçarëve në Angli kanë antitrupa pavarësisht se nuk janë vaksinuar. Kështu që Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e ngjashme mund të zbulojnë se kanë imunitet të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit pa vaksinuar fëmijët.
Australia është një vend që lufton me skepticizmin e banorëve për tu vaksinuar dhe nuk ka arritur ende imunitetin e tufës.
A është moralisht e pranueshme?
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vendet e pasura duhet të shtyjnë planet e tyre për të imunizuar fëmijët dhe t’i dhurojnë vaksinat në vendet më të prekura. Prof Andrew Pollard, i cili udhëhoqi provat klinike të vaksinës Oxford-AstraZeneca, tha se ishte “e gabuar moralisht” ti japësh përparësi vaksinimit të fëmijëve.
Ky është një vendim politik nëse duhet t’i japim përparësi fëmijëve në krahasim me të rriturit që vdesin diku tjetër në botë./abcnews.al