Shumë ndryshime në pankinë do të ndodhin në merkaton e verës. Juventusi është një prej klubeve të mëdha që po mendon të ndryshojë trajnerin. Andrea Pirlo fitoi dy trofe dhe ia doli të kualifikojë bardhezinjtë në Champions, por nuk është e mjaftueshme.

Drejtuesit e “Zonjës” kanë vendosur të rikthejnë Max Allegrin në stolin e skuadrës. Trajneri livornez drejtoi për pesë sezone Juventusin (2014-2019) dhe është gati të nisë eksperiencën e dytë si bardhezi.

Rikthimi për Allegrin dhe largim për Fabio Paraticin. Ky i fundit nuk do të jetë më drejtor sportiv, vendim që është zyrtarizuar pak çaste më parë. post të cilin do e marrë Federico Cherubini.

Me valixhe gati është edhe Cristiano Ronaldo, i cili po mendon t’i japë fund aventurës italiane. Manchester United dhe Sportingu i Lisbonës janë dy opsione për të ardhmen e yllit portugez.