Pak ditë më parë, Sara dhe Atdheu i lanë të gjithë pa fjalë kur vendosën që të dilnin nga “Për’puthen” së bashku.
Ishte djali nga Kosova që i propozoi Sarës që të dilnin bashkë dhe ajo pranoi, edhe pse ishte deklaruar në emision vetëm për Gelianon.
E në këtë mënyrë u kris edhe marrëdhënia që Atdheu kishte me Antonelën, e cila kishte qenë ajo që kishte kërkuar kthimin e tij në program.
Ditën kur ata Atdheu dhe Sara dolën bashkë, Antonela u duk se nuk ishte e prekur aspak nga ky vendim i tyre. Por puntatën e djeshme, ajo hodhi thumba për Sarën dhe rrëfeu gjithçka që ka ndodhur.
Antonela e cilësoi Sarën si “merimanga që ju ka hedhur helm gjithë djemve”. Nga ana tjetër në lidhjen me Atdheun ajo tha se Sara është viktima, sepse sipas saj Atdheu po e përdor. Gjithashtu Antonela u zbraz dhe më në fund rrëfeu se si u kris marrëdhënia e saj me Atdheun e çfarë po ndodh mes saj e Arsimit. Antonela tha se ajo ka realizuar një këngë dhe ka marrë Arsimin si model, që duket se është një thumb për Ana Lleshin që ka zgjedhur Atdheun si protagonist në klipin e saj.
“Me një gur Atdheu deshi të vriste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin.
Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë. Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit”, sqaroi Antonela.