Materniteti i Korçës ofron për banorët e këtij qarku një shërbim dinjitoz dhe sipas standardeve për nënat dhe bebet.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga ky maternitet, ku brend pak orëve erdhën në jetë 4 bebe.
“Me katër bebet e shëndetshëm që erdhën në jetë brenda pak orëve në maternitetin e Korçës, një spital i ndërtuar me standardet më të mira, ju uroj një javë të mbarë”, tha ajo.
Në sajë të investimeve me aparatura të teknologjisë bashkëkohore në këtë spital po realizohen edhe ndërhyrje të vështira, duke garantuar shërbimin obstetrik-gjinekologjik cilësor afër vendbanimit.
Krahas kushteve të mira dhe kujdesit mjekësor nënat dhe bebet në këtë maternitet si në çdo maternitet tjetër kanë përfituar edhe bonusin e bebit.