Një javë më parë, dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina i befasuan të gjithë shqiptarët me vendimin e papritur për të dalë çift nga emisioni.
Në takimin e tyre 4 minutësh, Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.
“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.
Dhe Sara iu përgjigj me një puthje në buzë.
Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre. Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.
“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shumë e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.
Skeptik për këtë vendim të tyrin ishte opinionisti Arjan Konomi, i cili nuk i besoi fjalët e çiftit. Madje, ai tha se ata s’do të mund të rezistonin as tre javë së bashku dhe në fakt, fjalët e tij rezultuan të vërteta.
Sara dhe Atdheu, që deri tani mbushnin llogaritë e tyre me postime me njëri-tjetrin, kanë hequr papritur çdo foto së bashku.
Madje, ata as nuk ndiqen më në Instagram.