Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antikovid të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 705 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie. Aktualisht në vend janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.