Sot është puntata e fundit për “Për’Puthen” rinore, ku do të merren përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që kanë mbetur ende pezull!

E mesa duket përgjigja e parë ka ardhur… nga Aristela! Edhe pse Princi ishte deklaruar për Aristelën prej kohësh, kjo e fundit ka vendosur të dalë e vetme nga “Përputhen”!

Kjo ishte përballja e fundit mes Aristelës dhe Princit.

Aristela: Kanë ndodhur disa gjëra, pengesa ndoshta. Edhe mund të jem nxituar, do doja të kërkoja ty ndjesë dhe Blerimit. Kam menduar në fillim që nuk do kishim kështu stresesh.
Princi: Filluam aq bukur. Ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Të besoj që je ndikuar, sepse pëlqej atë Aristelën që është e matur, e zgjuar dhe me vjen keq që u ndikuam të dy nga disa situata. Më vjen mirë që në fund fare jemi duke i qeshur njëri tjetrit. Personalisht nuk e ndjej më këtë stuhinë. Do doja të bënim një pauzë.
Aristela: Ne kemi bërë pauzë!
Princi: Ndoshta do na bëjë mirë mos ta shikojmë njëri tjetrin për një farë kohe dhe kjo do na tregojë sa do pëlqejmë njëri tjetrin.
Aristela: Unë e kam pëlqimin për ty, por ndoshta situata që kanë ndodhur të më bëjnë mua të mendoj se jam nxituar pak. Kam pëlqimin po s’kam ndjenjat e forta. Do ketë një dritare të hapur për Princin, por nuk kam ato ndjenjat e forta. Do dalim vetëm nga programi!