Don Xhoni publikoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Unë foli i fundit”. Teksti është mjaft goditës dhe brenda një kohe të shkurtër ka bërë xhiron e rrjetit. Brenda një dite kjo këngë arriti 1 milion klikime dhe Don Xhoni nuk e ka fshehur lumturinë për sukseset që po shënon ditë pas dite.

Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një foto nga klikimet në Youtuiube të këngës së re dhe një tjetër të “Maffia”, që e publikoi para një muaji. Me shifrat që flasin vetë, Don Xhoni ju ka dhënë një mesazh gjithë reperëve të tjerë.

“Thyej rekorde. 21 vjeç. Don Xhon histori, plus t’u ndërtu perandori”, shkruan reperi.

Kujtojmë se kënga e re e reperit u cilësua si një diss për Noizy-n dhe Varrosin si më të vjetrit në këtë ‘sport’ për shkak të epitetit ‘plak’. Menjëherë pas publikimit të këtij projekti muzikor nuk mungoi as reagimi i Noizy-t, i cili e ka marrë si diss drejtuar atij dhe reagoi duke qeshur në InstaStory.

Më pas Don Xhoni bëri disa deklarata mjaft thumbuese.

“Po ju djeg aa? Po ju djeg vallah. Ju duhet me dhënë dashuri kur po hyjne reperat e rinj, e jo me dhënë urrejtje e me u përpjek me i ulë e me i nënëçmu se ju marrin fytyrën, rasti konkret. Jo me ju bërë diss por vec hajgare duke bërë, po jua marr fytyrën. Ju dua shumë, ju e dini që ju dua”, u shrpeh reperi duke shpërthyer më tej në ofendime dhe fyerje të rënda.