Prej ditësh në rrjet është përfolur se pas ndarjes nga Ana, Arsimi ka nisur një lidhje me Antonelën. Mirëpo, vetëm së fundmi, ish-konkurrenti i Përputhen ka sqaruar të vërtetën.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Arsimi ka treguar se Antonela i pëlqen, por mes tyre nuk ka asgjë. Ai ka bërë të ditur se po punojnë së bashku për një projekt muzikor dhe se janë miq të mirë.
Sa i përket takimit të tyre në Milano, Arsimi ka treguar se janë takuar vërtetë rastësisht.
“Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor. Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam. Xhirimet e klipit nuk janë realizuar në Milano, por janë në shumë vende”, është shprehur ai.