E ardhmja e Andrea Pirlo-s vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek Juventus. Pavarësisht nga mënyra si do të mbyllet sezonit, fati i trajnerit duket i shkruar. Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane janë në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm, por bardhezinjtë po studiojnë edhe disa emra të tjerë.

Sipas Calciomercato.it, ka patur disa kontakte edhe me përfaqësuesit e Mihajlovic. Dy emra të tjerë janë ato të Gasperini-t dhe Simone Inzaghi-t, me këtë të fundit që nuk ka rinovuar akoma me Lazio-n.

Në sondazhin e bërë nga Calciomercato.it në Twitter, 40% e votuesve kanë zgjedhur trajnerin e bardhekaltërve të për zëvendësuar Pirlo-n në rast se Juventus nuk do të arrijë të marrë Allegri-n ose Zidane. Ndjek me 39.2% Gasperini, ndërsa Mihajlovic ka marrë 20.8% të votave.