Nga Artan Fuga / Përshëndes dorëheqjen e z. Sahit Dollapi nga posti i sekretarit organizativ i Partisë Demokratike!
Akt ndershmërie politike!
E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar!
Tani, jo në korrik, as në shtator, as në të korra dhe as në të vjela!
Nëse nuk e dinë si bëhet dhe si i bëhet pastaj le ta thonë se ka që e dinë!
Justifikimet jo po se kjo, jo se po ajo, jo se ai vodhi, ajo bleu, ai iku në drejtim të paditur, ata paguan, etj., i dimë, edhe ata i dinin! Janë pa lidhje me atë çka bëhet fjalë, sado të vërteta qofshin.
Mos i hyjmë analizave të hollësishme!
Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!
Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci.
Flas për opozitë politike, jo opozitën retorike!