Bashkëshorti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese (Sonila Bejtes), Andi Bejtja, ka reaguar pas shpalljes non grata nga SHBA të familjes Berisha. Bejtja, i ftuar në TV e familjes Berisha, në emisionin Çim Peka LIVE, theksoi se me vendimin e tij, Sali Berisha nuk i është bërë barrë Partisë Demokratike.

“Berisha nuk iu bë barrë PD-së në këtë vendim. Në këtë aspekt, askush nuk mund të thotë nëse ka bërë mirë apo keq.

Ndarja që bëri me Amerikën, është figurative, sepse kur ka hedhur personin në gjyq, ka hedhur institucionin,” tha Bejtja.