Në përpjekje për të siguruar një imunizim sa më të shpejtë të popullsisë dhe rikthim në normalitet të enjten, Bashkimi Evropian dhe Pfizer/BioNTech kanë firmosur një marrëveshje për të marrë edhe 1.8 miliardë doza të tjera deri më 2023.
Në një prej pikave të kontratës theksohet se vaksina duhet të jetë e prodhuar në Bashkimin Evropian, përfshi edhe lëndën e pare, duke u dhënë kështu një pavarësi të madhe bllokut.
“Me nënshkrimin tonë, kontrata e re ka hyrë tashmë në fuqi, një lajm i mirë për luftën tonë afatgjatë për mbrojtjen e qytetarëve evropiane kundër virusit dhe varianteve të tij. Kontrata të tjera të ngjashme do të nënshkruhen edhe me kompanitë e tjera ” , tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
Lajmi për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte bërë publik disa ditë, më parë por në atë kohë BE kishte siguruar dakordësinë vetëm për 900 milion doza dhe 900 milion të tjerë ishin ende potenciale.
Deri më sot BE ka marrë mbi 201 milionë doza – 150 milionë prej të cilave nga Pfizer dhe Biontech. Kjo është kontrata më e fundit që i shtohet 2.3 miliardë dozave të porositura nga Brukseli nga kompani farmaceutike të ndryshme. Deri në këto momente Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar përdorimin e Pfizer/BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson, ndërkohë që po shqyrton vaksinën rusë Sputnik V dhe atë kineze të Sinopfarm.
Por, shfaqja e varianteve të reja, të cilat mendohen se janë më ngjitëse dhe rezistente ndaj trajtimeve, kanë ngjallur shqetësimin se vaksinat mund të mos mbrojmë plotësisht prej tyre. Edhe pse ekspertët shëndetësore dhe Agjencia Europiane e Barnave kanë deklaruar se “është shumë e sigurt” që vaksinat Pfizer dhe Moderna janë efektive ndaj variantit indian.
Ndërkohë që shumë ekspertë, përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla kanë sugjeruar së fundmi se mund të jetë e nevojshme edhe një dozë e tretë e vaksinës, për të siguruar efektivitet dhe mbrojtje më të madhe. Komisioni gjithashtu tha se kontrata e re krijon “mundësinë që vendet anëtare të rishesin ose dhurojnë vaksina tek vendet në nevojë jashtë BE ose përmes COVAX”.
Vendet e pasura deri më tani kanë arritur të sigurojnë pjesën më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe një panel i pavarur ekspertësh i kanë nxitur ata të dhurojnë më shumë doza dhe sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur një krizë humanitare.