Krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë.
Media greke, “Star.gr” shkruan se gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investitorit në kuadër të projektit.
Ky projekt, theksohet më tej në artikull është pjesë e një plani të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km.
Projekti do të financohet nga Bashkimi Europian. Kjo linjë hekurudhore do të jetë e para që lidh Shqipërinë me një vend të BE-së.