Arbana Osmani është mjaft aktive në Instagram ku ndan shpesh detaje nga jeta e përditshme me ndjekësit e saj. Ajo ka preferuar të jetë sa më origjinale dhe me këtë fakt ka arritur të fitojë simpatinë e të gjithëve.
Por duket se jo çdokush e mirëpret jetën pa filtra dhe kështu nuk mungojnë as komente negative. Sot Arbana ka ndarë në Instagram një foto të saj dhe mes komenteve bie në sy njëri prej ndjekëseve të saj.
“Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”, i shkruan ndjekësja moderatores.
Këto fjalë nuk i kanë shpëtuar as Arbanës, që i ka kthyer një përgjigje të mirë personit në fjalë dhe i ka mbyllur gojën.
“Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”, shkruan Osmani.
Këto kohë Arbana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të “Big Brother VIP”. Thuhet se mes saj dhe Luana Vjollcës po zhvillohet një garë e fortë se kush do e drejtojë spektaklin e famshëm, që po pritet me padurim nga publiku. Në media përmendet herë emri i Luanës dhe herë i Arbanës, por askush nuk mund të flasë me siguri se cila do e drejtojë. Madje dhe vetë Arbana kur u pyet para disa ditësh, nuk zbuloi asgjë, duke u shprehur se do të flasë kur të vijë momenti i duhur.