Pasi Melisa e quajti Ledjanën konkurrenten më “fallco” të “Për’puthen” në emisionin “Roped with Olsi”, Ledjana reagoi në rrjete sociale. “Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”
Në një tjetër postim, ajo ka ironizuar gjithashtu faktin që Melisa është bërë këngëtare nga “Për’puthen”. Kaq ka mjaftuar që të vijë menjëherë reagimi i Melisës, e cila ka hedhur më shumë dritë mbi të fshehtat e Ledjanës.
Ish-konkurrentja shkruan në InstaStory: “O ZEMRA E VOGEL SA QENKA LUMTURU QE I KAM PERMEND EMRIN JA SE PO TE PERMEND SERISH SE ME DUKET MI MORE ME SHAKA MESAZHET QE TE SHKRUAJA! TE FLASESH NE TELEFON KE FRIKE POR TE SHPIKESH MBI MUA TE PELQEN! UNE JAM ME PARIMIN QE NESE ZIHEN 2 TE RINJ DUHET TE NGELI MES KETYRE 2 TE RINJVE POR TE PAFTYRAT NDERHYJNE FAMILJEN, PERMENDIN MAMANE DHE BABANE! UNE PERSONALISHT U LODHA ME MESAZHE ME TY KSHUQE PREFEROJ TE BEJ NJE XHIRO ANDEJ NGA BUKËMIRA! DERGOJI FJALET EDHE ANDEJ NGA BELGJIKA, DO DEGJOHEMI SHUME SHPEJT POR UNE JAM QINGJI I URTE QE PIN 2 NENA!”
“NE PERPUTHEN NISI RRUGETIMI IM DREJT FAMES POR ENDRREN E KENDES E KAM PASUR QE E VOGEL. PO TY IDEJA E TE BLERIT FOLLOWERSA KUR TE LINDI?! ISHALLA TE KTHEHET INSTAGRAMI SE NUK KE JETE PA ATE! SHNET!””- ka përfunduar Melisa.