Shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij ka shkundur mbarë opinioni publik shqiptar ditën e sotme, një vendim i papritur që menjëherë ka nxitur reagime të forta. Së fundmi ka reaguar dhe gazetari Sokol Balla i cili shprehet se Sali Berisha është tanimë pjesa më e shëmtuar e historisë dhe se Shqipëria fitoi mbi të.

“Humbe edhe betejen me Historine. Te mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa me e shemtuar e saj. Ne fund nuk e bere dot pis Shqiperine. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani te lutem, ktheji dhe parate!”- shkruan Balla.