Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar menjëherë pas lajmit se SHBA ka shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe përgëzon vendimin, teksa shkruan se e vetmja gjë që i vjen në mendje janë të vrarit në protestën e 21 janarit, si dhe ngjarja e Gërdecin. “SHBA i ndalojne hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen per shkak te korrupsionit dhe luftes ndaj demokracise!

Ne kete moment te vetmit qe me vijne me mendje jane Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika te pushkatuar per te mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 te vraret nga shperthimi i korrupsionit te familjes ne Gerdec” shkruan Braçe në postimin e tij.