Mbase është e vështirë ta besosh nisur nga pamjet mbresëlënëse, se ky vend ndodhet në Shqipëri.

Pak kush mund ta njohë, por Guri i Kamjes, ndodhet në Pogradec. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë video që na njeh me një zonë jo shumë të prekur.


Duket një zonë pak e rrezikshme, por që të ofron një natyrë të mrekullueshme.

“Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, ku era ka gdhendur në shekuj mikroforma të çuditshme, plot vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe ka krijuar një skulpturë magjepsëse që ia vlen të vizitohet”, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas pamjeve.