Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura kundër COVID-19 pasi fushata e vaksinimit në vend ka ndihmuar në uljen e rasteve me koronavirus dhe vdekjeve. Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të shpallë planin, ku parashikohet që të lejohen aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.
Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime. Më 9 maj në Spanjë përfundoi gjendja e jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime. Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bjerë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 vdekja nga COVID-19. Por një studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është mbi 900.000. Ndërsa në Indi, numri i rasteve të reja dhe i vdekjeve vijon të jetë i lartë, duke shtuar kështu thirrje për ta futur vendin sërish në izolim. Ekspertët janë shprehur se shifrat mund të jenë shumë të larta sic raportohen.