Dosja e Ballkanit Perëndimor do të jetë diskutimi kryesor i Këshillit të Jashtëm sot në Bruksel.
”Ne duam të marrim një përmbledhje të situatës, për të parë se si ne mund të angazhohemi më shumë në rajon duke theksuar rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE”, theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell.
”Ne duam gjithashtu, të kuptojmë se si mund të ofrojmë një perspektivë më të fortë europiane në zonë”, shtoi Borrell, duke arritur sot në takimin e shefave të diplomacisë europiane në format fizik.