Antonio Cassano, drejtpërdrejt në Tëitch në Bobo TV, foli për ndeshjen e Juventusit kundër Sassuolo. Deklaratat e tij janë të forta dhe madje godasin edhe klubin bardhezi.
“Nëse në fund të pjesës së parë Juventusi do të ishte duke humbur 4-0 askush nuk mund të guxonte të thoshte diçka.
Një penallti e gabuar me pritje të shkëlqyera të Buffon por edhe shumë raste nga Sassuolo. Dhe pastaj e gjen veten me fitoren 3-1: kjo sepse u zgjidh nga individualitete. Juventusi është zhgënjimi i madh i sezonit dhe madje edhe në Europë. Juve luajti një kampionat të pahijshëm”.
“Allegri? Nëse Allegri kthehet mund të thotë: jam këtu për të shkatërruar zgjedhjen e bërë dy vjet më parë. Pse e hoqët për ta marrë Sarrin? Nëse Allegri kthehet, ai do të jetë i lumtur dhe unë jam i lumtur për të. Por çfarë po bën Juve, një hap përpara dhe shtatë hapa prapa?”