Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka deklaruar se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli.
“Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne sjemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon, nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej Pd. Unë kam punuar për Pd besoj në PD dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë sështë personale, jam vetëm në borxh ndaj Pd për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD. Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. Smund të forcojmë besimin e qytetarëve nëse nuk forcojmë PD”.