Një ekspert që këshillon qeverinë britanike deklaroi se shihte një valë të tretë e infeksioneve të koronavirusit për shkak të përhapjes së variantit indian të virusit Covid-19. Profesori Ravi Gupta, anëtar i Grupit Këshillimor të Rreziqeve të Sëmundjeve Respiratore, i cili këshillon qeverinë, tha se ”Britania e Madhe është në grahmat e një vale të tretë të hershme të infeksioneve Covid-19 që drejtohet nga varianti indian”.

I pyetur nga BBC nëse Britania e Madhe ishte tashmë në një valë të tretë të infeksioneve me koronavirus, akademiku i Universitetit të Kembrixhit tha “po, ka pasur një rritje eksponenciale në numrin e rasteve të reja dhe të paktën tre të katërtat e tyre janë varianti i ri inidan”.

“Padyshim që numri i rasteve është relativisht i ulët për momentin, kështu që çelësi është se ato që po shohim këtu janë shenjat e një vale të hershme”, shtoi ai. “Ndoshta do të duhet më shumë kohë se valët e para të shfaqen për shkak të faktit se ne kemi nivele mjaft të larta të vaksinimit në popullatë, kështu që mund të ketë një ndjenjë false të sigurisë për disa kohë dhe ky është shqetësimi ynë”, shtoi Gupta.