Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,852 raste të reja me koronavirus nga 306,744 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 2.6%, pak më shumë se 2.4% që ishte të martën.

Autoritetet e shëndetit në vend njoftuan po ashtu se në 24 orët e fundit u regjistruan 262 humbje jete nga Covid-19 ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 123,544.

Brenda ditës, u regjistruan edhe 19.023 të shëruar kurse shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe repartet e tjera Covid-19 janë në rënie.