Sot në Shqipëri janë vaksinuar 15642 qytetarë. Ndërsa në total numri i personave që u janë injektuar dozat kundër COVID-19 ka arritur në 572226. “15642 vaksinime sot.

Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë kryer 572226 vaksinime” shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në Shqipëri po vijon vaksinimi me Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.