Dukesha e Kembrixhit ka marrë dozën e saj të parë të një vaksine antiCOVID-19, pak ditë pas bashkëshortit të saj, Princit William, i cili u vaksinua në fillim të këtij muaji. Një foto e Kate teksa vaksinohej të premten u postua në llogarinë e Twitter të Pallatit Kensington sot pasdite.
Në një mesazh shoqërues, Dukesha shkroi: Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës antiCOVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër.
“U jam jashtëzakonisht mirënjohëse të gjithë atyre që po luajnë një pjesë në vaksinim. Faleminderit për gjithçka që po bëni!
Princi William kishte folur më parë në favor të vaksinës dhe përshëndeti suksesin “monumental” të programit COVID-19.
Mbretëresha dhe princi i Uellsit janë ndër anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që do të vaksinohen, ndërsa përhapja e vaksinimeve po arrin miliona njerëz në të gjithë vendin.