Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u larguar nga Juventus në fund të sezonit dhe të kthehet te Manchester United. Donbalon, në fakt, ka shkruar se portugezi është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës 30 milionë euro që merr në Torino.
Me kusht që të shkojë te Djajtë e Kuq, CR7 është i gatshëm të pranojë një rrogë 10 milionë euro në sezon. Gjithashtu, Ronaldo është shprehur i gatshëm të nënshkruajë një kontratë për vetëm dy vite, në vend të kontratës trevjeçare për të cilën është folur muaj më parë.
Një sakrificë e dyfishtë për t’u kthyer te Manchester United dhe për t’i dhënë fund eksperiencës së tij në Itali.