Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli sot sërish për përplasjen e saj me presidentin Ilir Meta dy ditë para zgjedhjeve. Kim u shpreh se çdo deklaratë e saj për presidentin është bërë në konsultim me qeverinë në SHBA dhe nuk ka asgjë personale në to.

Pjesë nga intervista!

Blendi Fevziu: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

Blendi Fevziu: Çështje të brendshme? Kjo është midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, jo çështje e brendshme.

Ambasadorja Kim: Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të frytshme dhe të fortë me udhëheqësit e këtij vendi. Do të ketë raste kur mund të kemi mosmarrëveshje, por ajo që mbetet nga fillimi në fund është që Shtetet e Bashkuara kanë interes të fortë për të pasur një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë dhe unë do të bëj më të
mirën që mundem për t’u siguruar që të vazhdojë kështu.

Blendi Fevziu: Cila ishte ndjesia juaj personale pasi…

Ambasadorja Kim: …Nuk është personale …

Blendi Fevziu: …Presidenti…

Ambasadorja Kim: …Nuk është personale. Nuk ka asnjë pjesë personale./