Banorët e Kasharit, ku mbizotërojnë pallatet e reja të ndërtuara pas viteve 2000, kanë tashmë një rrugë të re që do u mundësojë lidhjen me Unazën e Madhe. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj publikoi pamjet nga rehabilitimi i rrugës “Tom Plezha”, që i jepet zgjidhje përfundimtare problematikave të trashëguara në këtë zonë.
“Rruga ‘Tom Plezha’, në Astir, po del në dritë! Vazhdojmë punën, pa ndalur, për një qytet më të bukur”, shkruan Veliaj.
Rruga “Tom Plezha” ka nga dy korsi në secilën anë dhe një korsi shtesë për parkingun. Paralelisht me investimin në infrastrukturën rrugore, u punua dhe me kanalizimet e ujësjellësit, çka ka sjellë një përfitim të dyfishtë për banorët e zonës. Zona e Astirit njihet si një nga hapësirat urbane me rritjen më të madhe demografike në 30 vitet e fundit.