Lulzim Basha nuk e ka ndalur turin e humbjes në rrethe, duke bërë fushatë për veten e ti,j që të rizgjidhet në krye të PD.
Në rrjetin e tij social, Basha ka postuar foto nga takimi i Beratit dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e militantëve, të cilët e kanë quajtur mashtrues dhe si i tillë, i kërkojnë të largohet.
“Edhe për sa kohë duhet që të presim ty të vazhdosh në rrugëtimin tuaj të humbjeve? Kur një “automjet” nuk nxjerr më në autostradë dhe si pasojë ka shkaktuar tre apo katër “aksidente“, atëherë me patjetër drejtuesi i mjetit duhet që të hap krahun, ose në të kundërt konsiderohet shkelje e rregullores së qarkullimit me pasojë humbjen “e driving licencë”, i shkruan një komentues Bashës.
Ndërsa një tjetër deklaratë e fortë, vjen nga një qytetar, që e akuzon për shitje të zgjedhjeve 50 milion euro dhe për pazare në PD.
“Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë.
Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde.
Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.
“Jeni i vetmi që na garantoni humbje të sigurtë z. Basha! Një mandat i tretë për ju në krye të PD, do të garantojë stabilitet në kampin opozitar, nga humbja në humbje.
Mos e prish gjumin për kritikët…Kritikët atë detyrë kanë, të kritikojnë”, i shkruan një tjetër demokrat Bashës.
Më poshtë po sjellim mendimet e demokratëve, duke iu referuar komenteve që ata kanë bërë në rrjetin sociale të Bashës.