Ashtu siç ishte parashikuar, mbledhja e kryesisë së PD ka pasur diskutime të forta.
Fatbardh Kadilli i cili tashmë ka shpallur hapur kandidaturën për kreun e PD, brenda mbledhjes ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ashtu siç e bëri me dije dhe ne nisje të saj për mediat.
Burime bëjnë me dije se ai i ka thënë Bashës se ai nuk është i pazëvendësueshmë , ndaj duhet të ‘hapë rrugë’.
“ Nuk je i pazevendesueshem. PD ka shume njerez te mire. Jep doreheqjen e parevokueshme pasi demokratët nuk do të numërojnë humbjet e tua gjithë jetën”, i ka thënë ai. (TemA)
Disa nga mesazhet e Kadillit në mbledhje:
Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen; per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti t’i ndalosh.
Lufta per voten behet brenda sistemit dhe kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje.
Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit – pervojat: 2015 me mire se 2021, dhe keto dukshëm me mire se ‘17, apo dhe me keq, nga 2019..
Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten; Kemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer. Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011; Luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar.
Je humbes i perseritur prej defekteve personale;
Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja-
Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje.
Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje.
Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend.
E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes;
Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike.
Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte;
Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nqs une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes.