Komisioni parlamentar hetimor pritet të dërgojë te premten në Kuvend raportin me propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë javën tjetër Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë dhe datën për të futur në rend dite votimin e këtij raporti. Sipas mediave tre datat e mundshme për të hedhur në votim këtë raport janë 3, 10 apo dhe 17 qershor.
Në mbledhjen e sotme te Komisionit Hetimor anetarja e Komisionit Hetimor Klotilda Bushka nënvizoi se ata tashmë kanë në dispozicion të plotë materialet për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Bushka tha se ka një dosje voluminoze më të dhëna. Bushka tha se presidenti nxiti dhunë dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve.
‘Ne jemi në disponim të plotë të të gjitha akteve dhe shkresave që përbën provë në këtë proces hetimor. Me marrjen e procesverbalit të mbledhjes së djeshme, konsiderohet se ne disponojmë të gjithë materialin, për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Gjykojmë që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Do të jetë voluminoz raporti, por do duhet edhe një panoramë e përmbledhur të atyre që do të ketë në raport. Renditja e fakteve duhet të jetë pjesë e raportit, është e rëndësishme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për t’i analizuar.Presidenti Meta prishi ekulibrin politik me deklarata e tij. Presidenti nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve. Kërkesa e kolegëve deputetë referon në pretendime për shkelje të rënda kushtetuese. Po shqyrtojmë para rastit shkeljen e rëndë kushtuese. Komisioni do të duhet të këtë një qartësi mbi natyrën e këtyre shkeljeve.’- tha Bushka.