E mbani mend ish-trajnerin e Kukësit? Peter Pacult e ka mbyllur me sukses këtë sezon. Tekniku austriak është një nga emrat më të mëdhenj që ka punuar në Kategorinë Superiore. Ai drejtoi Kukësin gjatë periudhës janar 2018-korrik 2018, teksa në fillim të sezonit që lam pas ishte afër bardhezinjve të Laçit. Kurbinasit arritën akordin me të, por pandemia e koronavirusit ndikoi që Pacult të mos bëhej sërish pjesë e futbollit shqiptar.
Prej janarit të këtij viti drejton Austria Klagenfurt, ekip që ishte pjesë e divizionit të dytë të futbollit austriak, por sezonin e ardhshëm do të garojë në elitë. Austria fitoi dy ndeshjet finale ndaj St Polten, 4-0 të parën dhe 1-0 të dytën. Djemtë e Pacult shkëlqyen në të dy ndeshjet, duke siguruar ngjitjen në Tipico Bundesliga.