Ish-konkurrentë të “Për’puthen” u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh. Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni.
Sigurisht, ata u pyetën lidhur me jetën e tyre personale dhe deshi, s’deshi, Shqipja la të kuptohet se dikush i ka vjedhur zemrën. Me siklet të madh, ajo pranoi se është në njohje e sipër me një djalë dhe është drejt rrugës së dashurisë.
Bora: Vazhdon të jesh single apo…?
Shqipja: Uaa ça sikleti!
Tea: Po thuaj po ose jo, s’ka nevojë të tregosh emra.
Shqipja: Jam në një njohje
Tea: Mbarë ishalla, mos paç fatin tim!
Bora: Ok, qenka e lidhur.
Gjatë përballjes me Tean, Shqipja e akuzoi ish-konkurrenten për faktin që ajo ishte bërë shkaku që e përjashtuan nga programi.
Gjatë debatit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.
Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë. Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debat për shkak të moshës.