Milani arriti të dje një fitore të madhe ndaj Juventusit dhe i dha mundësi të artë vetes për të siguruar kualifikimin në Champions League.
Kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3-0, teksa kishin mundësi të shënonin 4 gola, por Kessie humbi një penallti.
Nëse milanistët u mërzitën për atë penallti, Kessie ua mori sërish zemrën me lëvizjet dhe kontributin në fushë për ekipin, duke qenënjë nga më të mirët në fushë.
Një lëvizje e tij gjatë sfidë është bërë virale ne rrjetet sociale, me milanistët, që duket se do i zgjasin më shumë se zakonisht festimet e këtij triumfi, që vinte pas disa vitesh përsa i përket ndeshjeve në Torino.
Kessie ka mundur të bëjë një driblim “dysh” me një rrotullim shumë të bukur, duke marrë shumë komplimenta dhe epitetin më të veçantë, që kanë lojtarët aktualë të Milanit: President Kessie.
View this post on Instagram