Portieri legjendar Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe mediat në Itali po spekulojnë se ku ai mund të luaj sezonin e ardhshëm.
Zyrtarisht, asnjë klub nuk i ka dërguar ofertë portierit 43-vjeçar, dhe shumë romantikë të futbollit kanë shprehur dëshirën për ta parë atë me fanellën e Parmës, ku nisi karrierën si futbollist profesionist në vitin 1995. Por problemi është që Parma ka zbritur në Serinë B dhe vështirë se do të shohim Gigi-n me fanellën e tyre, pasi ai dëshiron të luaj ende në Serinë A, duke gjykuar nga fjalët e të partneres së tij Ilaria D’Amico, Buffon.
Në një intervistë në “Radio Uno”, partnerja e Buffon zbuloi se portieri legjendar mund të bashkohet me klubin e Romës, të cilët nga sezoni i ardhshëm do të drejtohen nga Jose Mourinho.
“Roma është qyteti im i lindjes. Nëse shkojmë atje, nuk na duhet të kërkojmë për një shtëpi të re. Nëse më pyet, do të doja të shkonim jashtë vendit, por të luash në Itali është një kënaqësi e madhe për të,” tha D’Amico.