Borussia Dortmund ka përsëritur qëndrimin e saj mbi transferimin e Erling Haaland: ai nuk do të largohet nga klubi verdhezi këtë verë. I lidhur me një varg klubesh të mëdha në Europë, spekulimet mbi yllin norvegjez janë rritur shumë. Sidoqoftë, pasi Dortmundi siguroi Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv, Michael Zorc, edhe njëherë ka deklaruar se Haaland nuk është në shitje: “Haaland do të luajë për ne sezonin e ardhshëm”.
Norvegjezi është padyshim lojtari më i kërkuar në botë aktualisht. Në të vërtetë, agjenti Mino Raiola ka thënë më parë se 10 klube të mëdha europiane interesohen për të. 20-vjeçari me të vërtetë ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm. Në 40 ndeshje në të gjitha garat, ai ka shënuar 39 gola dhe ka asistuar 12 të tjerë.
Chelsea, Real Madridi dhe Barcelona janë vetëm disa nga klubet që raportohet se po monitorojnë situatën e tij. Manchester City dhe Bayern Munich e kanë përjashtuar veten nga konkurrimi i menjëhershëm për sulmuesin, duke përmendur frikën se ai thjesht do të kushtojë shumë para aktualisht.
Është e mundshme që të marrë një ofertë astronomike dhe Borussia Dortmund të pranojë çdo marrëveshje këtë verë, por mbas një viti, Haaland ka klauzolë lirimi me një vlerë të panjohur, që do të fillojë edhe potencialisht ta bëjë blerjen e tij më të përballueshme.