Për shumë personazhe të botës së ekranit, të qënit në qëndër të vëmendjes krijon jo pak shqetësim, pasi sic thonë vetë ata, i privon nga jeta normale që dëshiron të bëjnë.
Duke qënë në qëndër të vëmendjes, shumë prej tyre duhet të ruhen nga cdo aspect, ndryshe vihen menjehere ne sulm.
Këtë gjë e ka konstatuar dhe provuar në kurriz këngëtarja Aurela Gace e cila ndryshe nga pjesa dërrmuese e kolegeve të saj të njohur, bën një jetë si një njeri I zakonshëm.
Vetë këngëtarja shkruan se i ndodh shpesh që të jetë me ushqime në duar duke bërë Pazar apo e pa grimuar dhe me rroba shtëpie në lagje.
Një opinion të saj se cfarë mendojnë njerezit kur e shikojnë atë në lagje, vetë Aurela e ka ndarë me fansat e vet në rrjetet sociale.
“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate. Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:
‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’
‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’
Apo e treta e vërteta:
‘Lum burri që e ka!’
Mendoj që është e treta”