Shigjetari dhe bricjapi janë në krye të listës së shenjave pasionante të zodiakut. Këto shenja janë shumë tërheqëse edhe pse nuk e tregojnë pasionin e tyre.

Shigjetari-Si shenjë e zjarrit, shigjetari është një shenjë e cila përshatet jashtëzakonisht shumë lehtë në çdo situatë, prandaj dhe i tërheq njerëzit si magnet. Teksa flisni me të do të impresionoheni nga mënyra e të folurit dhe qëndrimit që mban ndaj çdo tematike. Cilado qoftë tema që ngrini, shigjetari do të ketë këtë vështrim entuziast në sytë e tij dhe do të ndajë me ju pikëpamjet dhe mendimet që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë më parë, duke ju ofruar bujarisht një përvojë të paparë

Bricjapi- Bricjapi njihet për natyrën punëtore që ka dhe si i tillë mund të duket si shenjë e ngurtë, por ja që nuk është. Bricjapi brenda fsheh shumë pasion dhe zjarr,n thjesht duhet të gjendet personi i duhur për t’ia nxjerrë në pah pasionin që ka. Si shenjë impulsive e tokës, ai është një udhëheqës i cili, gjatë udhëtimit të tij në majë, mund të përballojë pengesat dhe goditjet.